Prej kohësh, këngëtarja Gentiana Ismajli nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga përditshmëria dhe paraqitjet e saj – shkruan Raporto24.
Së fundmi, Genta ka publikuar një fotografi të re, të cilën ua ka dedikuar fansave të saj shqiptarë.
“Vetëm për shqipet,” ka shkruar ajo krahas imazhit, duke marrë menjëherë vëmendje dhe reagime pozitive nga ndjekësit. /Raporto24