No menu items!

Georgina në videoklipin e një kënge, por fansat vunë re diçka të çuditshme

Nuk kanë të ndalur surprizat nga Gerogina Rodriguez. Bukuroshja argjentinase po angazhohet në një tjetër projekt për të cilin fansat mezi po e presin. Influencerja do të marrë pjesë në videoklipin e ardhshëm të këngëtarit kolumbian Sebastian Yatra ‘Energica Bacana’.

Georgina, e cila është e martuar me legjendën e futbollit, Cristiano Ronaldo ka postuar disa foto nga prapaskenat e videoklipit, ku shfaqet e veshur në rozë ulur në tokë dhe e mbështetur pas një divani.

Deri këtu çdo gjë duket në rregull, por fansat kanë nisur kritikat për dy qentë që ndodhen pranë bukuroshes. Ata kanë reaguar të shqetësuar për shëndetin e tyre.

“A janë mirë qentë? Shihen qartë brinjët…”, tha një përdorues në komente. “A e ushqejnë qenin, apo jo?”, pyeti një tjetër ndjekës i shqetësuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Kishte shumë komente të tjera që i bënë jehonë këtij detaji.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.