Kryetarja e Lista Guxo, Donika Gërvalla tha se partitë, PDK, LDK e AAK po e zgjasin ngërçin politik derisa siç tha ajo t’iu vijë “ndonjë ndihmë nga jashtë”.
Ajo tha se para nisjes së seancës konstituive do të mbajnë një takim konsultativ për të diskutuar për qasjen që do të kenë sot.
Gërvalla theksoi se vota e fshehtë është mënyrë e mirë për të tejkaluar këtë bllokadë të vazhdueshme nga opozita.
“Ne tani do të vazhdojmë me takimin në grupin parlamentar së bashku me kryeministrin dhe deputetët e grupit tonë parlamentar dhe do ta diskutojmë se cila do të jetë qasja sot. Mirëpo, një gjë është e qartë votimi i fshehtë është i paraparë edhe në Kushtetutë edhe në rregulloren e Kuvendit dhe më duket një mënyrë shumë e mirë për ta kaluar tejkaluar këtë bllokadë të vazhdueshme që po e bënë opozita sot për të dhjetën herë”, tha ajo.
Siç raporton KP, Gërvalla tha se partitë opozita meqenëse nuk kanë arritur marrëveshje mes vete po e zgjasin ngërçin derisa t’iu vijë ndonjë ndihmë nga jashtë.
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje para nisjes së seancës konstituive do të mbaj një takim konsultative me anëtarët e saj dhe kreun, Albin Kurti.