No menu items!

Gërvalla: E falënderoj qytetarin që e nxori vendin nga moqali i korrupsionit, hap ky që ndikoi në liberalizim

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, hap ky që ka hy në fuqi sot.

Ajo ka qenë në aeroportin “Adem Jashari”, prej ku ka përcjellë 50 qytetarët që kanë shkuar në Vjen, të cilët e kanë fituar udhëtimin e parë pa viza nga kuizi i BE-së.

“Në një ditë si e stomja, më takon të falëndroj të gjithë ata që kanë kontribuar për liberalizimin e vizave. Të mos harrojmë që qytetari është ai kontribuesi kyresor për këtë hap që fillon sot, sepse e nxori vendin nga moqali i krimit dhe korrupsionit, hap që solli liberalizimin e vizave”, tha kryediplomatja Gërvalla, shkruan Gazeta Sinjali

Për çka shërbejnë udhëtimet pa viza?

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe assesi për qëllime punësimi.

Rregullat për lëvizje të lirë përcaktojnë qartë se në rast të shkeljes së tyre, ka gjobë financiare dhe ndalim të hyrjes në Schengen deri në pesë vjet.

Abuzime janë qëndrimi më shumë se 90 ditë brenda gjashtë muajsh në Schengen, punësimi pa leje, përfshirja në veprimtari kriminale e të tjera.

Udhëtimet pa viza mund të realizohen edhe për takime biznesi apo programe studimesh, por periudha e qëndrimit në zonën Schengen nuk duhet t’i kalojë 90 ditë brenda gjashtë muajsh.

Çfarë duhet të dini para udhëtimit pa viza?

Integrimi Evropian i Kosovës ka treguar se cilat janë dokumentet të cilat nevojiten për të lëvizur lirshëm në zonën Shengen.

Pasaportë biometrike, dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit, detajet e udhëtimit (dokumenti i biletës), dokumentet e veturës (nëse udhëtoni me veturë) dhe dëshmi për mjetet financiare. Këto janë pesë dokumentet që ju nevojitën.

Po ashtu, ju duhet të paraqitni edhe informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.