No menu items!

Gjashtë e Kuvendit të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës, thonë se e përkrahin Qeverinë Kurti

Gjashtë deputetë të Kuvendit të Serbisë në takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kanë deklaruar se e njohin pavarësinë e Kosovës dhe se e përkrahin Qeverinë Kurti në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

“Gjashtë deputetë të Kuvendit Popullor të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti. Z. Sylejman Ugljanin, kryetar i Partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut, z.Shaip Kamberi, shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, deputetët z.Enis Imamoviq, znj.Nadije Beqiri, z.Mirsad Hodzhiq, z.Argjend Bajrami, z.Selma Kuçeviq, ia shprehën gjithë përkrahjen e tyre Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin që patën sot në zyrën e tij në Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Në takim kryetari i partisë SDA Sulejman Ugljanin, e ka falenderuar të parin e ekzekutivit kosovar për miratimin në Kuvendin e Kosovës të rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë.

Ai tha se boshnjakët janë shumë mirënjohës që Kuvendi i Kosovës u rreshtua në anën e së drejtës dhe dënoi krimin më të madh në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur 8 mijë burra e djem boshnjakë u vranë e u masakruan në një ditë nga forcat serbe të sigurisë.

“Z. Ugljanin theksoi se deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” e njohin pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Ai tha se e përkrahin kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës në angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve ju po mbroni edhe të drejtat e boshnjakëve, tha z. Ugljanin. Ai e vlerësoi qasjen e kryeministrit Kurti për vendosjen e reciprocitetit të të drejtave të pakicave kombëtare në Kosovë dhe në Serbi. Ky është ilaçi i zgjidhjes së problemeve të pakicave në Ballkan, shtoi ai.”, njofton Qeveria e Kosovës përcjell Klankosova.tv

Deputetët po ashtu e njoftuan kryeministrin Albin Kurti, për funksionimin e organeve ekzekutive të Këshillave nacionalë, ata thanë se Këshilli Nacional Boshnjak në Serbi i ka 35 anëtarë dhe 7 delegatë në bordin ekzekutiv.

Ndërsa Asambleja e Këshillit Nacional Shqiptar i ka 15 anëtarë.

Në anën tjetër shefi i Qeverisë Albin Kurti, tha se aktualisht gjysma e Sanxhakut ndodhet në NATO e gjysma jo.

“Duke u bazuar në faktin që një pjesë e Sanxhakut ndodhet në Serbi e tjetra në Mal të Zi”.

Ai ritheksoi se Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e përgjakshme dhe politika e Sllobodan Millosheviqit.

“Pa u distancuar dhe pa e bërë Serbia një introspeksion për të kaluarën e saj, nuk mund të ecet drejt të ardhmes dhe normalizimit të raporteve me Kosovën”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.