No menu items!

Gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete 67-vjeçari nga familja Brahimi në Podujevë, Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Shtedim të Podujevës, ku familjari i tyre 67-vjeçar, u gjet pa shenja jete, në mes të rrugës, mëngjesin e sotëm. I ndjeri kishte dalë me biçikletë, por nuk u kthye në shtëpi i gjallë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe Emergjenca, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Gani Brahimin, vdekjen e të cilit e konfirmoi mjeku kujdestar, i cili pas ekzaminimit për shenjat vitale, ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, viktima vuante nga një sëmundje dhe dyshohet se shkaktari i vdekjes mund të ketë qenë gjendja e tij e rënduar shëndetësore. Ky lajm e pikëlloi familjen Brahimi, pasi e kuptuan se personi që u gjet pa shenja jete është familjari i tyre.

Në anën tjetër, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në atë pjesë, që do të dëshmojnë për rrethanat në të cilat ka vdekur 67-vjeçari. Me urdhër të Prokurorit të S

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.