No menu items!

Gjendet pa shenja jete 37-vjeçari në Obiliq, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Plemetin në Obiliq, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Sinan Osmani, 37-vjeçar.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi 37-vjeçari ishte gjetur i shtrirë në tokë

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Momentalisht nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut dhe me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.