No menu items!

Gjermania kërkon mbështetjen e Kinës për paqe në Ukrainë

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka bërë thirrje presidentit kinez Xi Jinping që të mbështesë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë.

Sipas AFP-së, gjatë telefonatës së tyre të parë që nga marrja e detyrës muajin e kaluar, Merz i ka komunikuar Xi-së, “përpjekjet e përbashkëta të Evropës dhe BE-së për të arritur një armëpushim të shpejtë në Ukrainë” dhe e ka nxitur Kinën që “të mbështesë këto përpjekje”.

Ndërkohë, bëhet e ditur se pala kineze ka theksuar rëndësinë e “marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të parashikueshme” mes dy vendeve, ndërsa Xi ka deklaruar se “bota sot po përjeton ndryshime të përshpejtuara që nuk janë parë prej një shekulli, me një ndërthurje të ndryshimeve dhe kaosit në situatën ndërkombëtare”.

Raportohet se të dy liderët kanë diskutuar gjithashtu për nevojën e “konkurrencës së ndershme” në marrëdhëniet ekonomike mes Gjermanisë dhe Kinës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.