Pas mbylljes së aventurës në Big Brother VIP Albania, dyshja shumë e komentuar, Gjesti dhe Egli, u shfaqën sërish bashkë në mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Post’, shkruan Raporto24.
Gjatë intervistës, Ledioni i pyeti për raportin e tyre pas daljes nga shtëpia, ku Egli u shpreh se gjithçka po ecën shumë mirë.
“Unë jam shumë mirë, kam marrë kohën time duke qëndruar me familjen dhe pak me Gjestin. Duket se gjërat po shkojnë shumë mirë,” tha ajo.