No menu items!

Gjesti gati! “Veshu Ndrequ” në xhirimet e skenave të fundit

Gjesti ka ngritur pritshmëritë e publikut pas njoftimit të bërë pesë ditë më parë, ku zbuloi se po vjen me projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Veshu Ndrequ”.

Ky paralajmërim ka ngjallur menjëherë entuziazëm tek fansat e tij, të cilët janë gjithmonë në pritje të hiteve të reja nga artisti.

Së fundmi, në një postim në Instastory, Gjesti ka ndarë me ndjekësit e tij pamje nga prapaskenat, duke konfirmuar se xhirimet e videoklipit po finalizohen tashmë, dhe se kënga do të publikohet javës që vjen.

Nga ajo që është parë deri tani, pritet të jetë një projekt i realizuar me kujdes të madh, në stilin energjik dhe origjinal që e karakterizon Gjestin.

Ky projekt i ri duket se është vetëm fillimi i një vere të mbushur me ritëm, koncerte dhe hite të reja.

Gjesti ka paralajmëruar një sezon të ngarkuar artistik, duke premtuar se do të jetë shumë aktiv me performanca kudo ku ka shqiptarë dhe mbrëmje muzikore që do të lënë gjurmë.

Kënga “Veshu Ndrequ” pritet të jetë një nga kolonat zanore të kësaj vere, dhe pa dyshim do të dëgjohet kudo pasi ende pa u publikuar është shndërruar në një hit!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.