No menu items!

Gjesti humb ndjekësit e tij?! Zbuloni ish-banoren e BBV 4 që mban fronin në “Instagram” për këtë javë

Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Në vend të pestë renditet Gjesti, i cili ka humbur këtë herë 2 mijë ndjekës në “Instagram”. Teksa javën e kaluar ai numëronte 609K, këtë herë Gjesti ka 607K.

Loredana Brati nuk ka pësuar ndonjë ndryshim nga java e kaluar dhe numëron sërish 162K. Gerta Gixhari nga ana tjetër, ka fituar 1 mijë ndjekës brenda kësaj jave. Nga 120K, tani moderatorja ka 121K.

Me po të njëjtin numër të shtuar ndjekësish kemi dhe Egli Takon. Me 1 mijë ndjekës më shumë, tashmë ajo numëron 364K, nga 363K që ishte javën që lamë pas.

Në vend të parë për këtë javë ndodhet Rozana Radi me 2 mijë ndjekës më shumë. Nga 470K, tani ajo numëron 472K. /TAR/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.