No menu items!

Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit ‘prime’

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një përplasje të fortë mes Gjestit, Rozanës dhe Eglit, të cilët u përfshinë në një debat të ashpër që tensionoi atmosferën brenda shtëpisë.

Diskutimi mes tyre nisi me akuza dhe kundërakuza, duke përfshirë edhe ironi e tone të larta, ndërsa secili nga banorët tentonte të mbronte qëndrimin e tij.

Por mes debatit të zjarrtë, një moment i sikletshëm i Gjestit nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat e transmetimit të drejtpërdrejtë. Në një çast ku biseda ishte në kulmin e saj, Gjesti u pa duke hequr atleten nga këmba dhe më pas duke nuhatur çorapen për të kontrolluar nëse kishte erë.

Ky veprim u kap menjëherë nga audienca dhe brenda pak minutash filloi të shpërndahej në rrjetin social X (ish-Twitter), ku përdoruesit nisën të krijonin meme humoristike.

Reagimet online ishin të menjëhershme, me shumë ndjekës të spektaklit që bënë shaka me momentin e Gjestit, duke e quajtur atë një nga skenat më komike të këtij edicioni. Disa e krahasonin me situata të përditshme, ndërsa të tjerë e cilësuan si një nga episodet më të papritura të Big Brother VIP Albania 4.

Pavarësisht debatit të tensionuar, ky detaj humoristik duket se i ka lehtësuar disi emocionet e natës, duke sjellë një dozë argëtimi mes diskutimeve të nxehta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.