Në vazhdimësinë e koncertëve të tij, natën e mbrëmshme Gjesti ishte në Suedi për të performuar.
Mirëpo, gjatë performances së tij, Gjesti surprizoi fansat me një deklaratë, e cila i dha fund spekulimeve për lidhjen e tij me Eglin.
Teksa po përgatitej të këndonte këngën e tij të radhës, Gjesti u shpreh: “Për inat të EX-ave kjo këngë”.
Por, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi që pasoi nga turma, gjë që e bëri momentin edhe më të veçantë. Një zë nga publiku thirri emrin e Eglit, duke aluduar se mes tyre çdo gjë ka përfunduar.
Mirëpo reagimi i Gjestit ishte i menjëhershëm dhe i qartë: “Ajo nuk është ex-i im.”
Kjo përgjigje e shkurtër por e fortë u përjetua si një konfirmim publik i lidhjes së tij me Eglin, duke treguar se pas daljes nga “Big Brother Albania”, dyshja jo vetëm që janë bashkë, por edhe po e shijojnë lidhjen e tyre larg zhurmës së rrjeteve sociale. /Prive By Liberta Spahiu
Video
https://www.instagram.com/reel/DKCAEjWgjE0/?igsh=czB6aXJ2eHJkODAy