Besart Kelmendi, i njohur nga publiku si Gjesti dhe fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, duket se po shijon çdo moment të jetës pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, shkruan Raporto24.
Pak ditë pas triumfit dhe marrjes së çmimit prej 100 mijë euro, ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto luksoze, ku shfaqet brenda një Lamborghini-je, duke konfirmuar se suksesi i tij nuk është vetëm simbolik, por po përkthehet edhe në një stil jetese të ri.
Gjesti duket i buzëqeshur dhe i qetë, i ulur në sediljet e brendshme të një Lamborghini luksoz.
Ky veprim është parë si një mënyrë për të festuar suksesin e tij, por edhe për të reflektuar transformimin e shpejtë nga një banor i reality show-t në një figurë të njohur publike që tashmë po ndërton një imazh të ri – të lidhur me luksin, stilin dhe vetëbesimin.