No menu items!

Gjesti tregoi se nuk ka bërë dashuri për gjashtë muaj, Ledioni e vuri në siklet: Të ka marrë malli?

Gjesti, një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, ka marrë vëmendje me një deklaratë të sinqertë dhe jo pak të sikletshme lidhur me jetën e tij intime.

Ditë më parë, ai ka treguar brenda shtëpisë së famshme se ka gjashtë muaj që nuk ka kryer marrëdhënie seksuale, por ka shtuar se askush nuk po e beson për këtë. Kjo rrëfim u komentua gjerësisht në rrjet, duke ngjallur reagime të ndryshme nga publiku dhe ndjekësit e formatit.

Sonte, gjatë spektaklit “Prime”, moderatori Ledion Liço riktheu temën në vëmendje, duke e pyetur Gjestin në mënyrë direkte:
“Ç’ishte ajo që të ka marrë malli?”

I kapur në befasi dhe dukshëm i turpëruar nga situata, Gjesti iu përgjigj sinqerisht: “Ka gjashtë muaj që nuk kam bërë, por askush nuk po ma beson hallin”.

Reagimi i tij shkaktoi të qeshura mes publikut dhe banorëve, ndërsa Ledioni vijoi me pyetje të tjera, duke mbajtur atmosferën pozitive dhe argëtuese. Pavarësisht sikletit, Gjesti tregoi edhe një herë se nuk ka frikë të flasë hapur për temat personale, duke shtuar autenticitetin në lojën e tij brenda shtëpisë.

Deklarata e tij ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku komentuesit ndahen mes atyre që e kuptojnë “hallin” e tij dhe atyre që dyshojnë në vërtetësinë e fjalëve të tij.

A është ky sinqeriteti që e bën Gjestin një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt – Gjesti nuk ka frikë të thotë çfarë ndjen, edhe kur bëhet fjalë për temat më delikate. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.