No menu items!

Gjesti: Unikkatili është Tupac i Kosovës e Shqipërisë – reagon grupi TBA

Gjesti, një prej banorëve më të komentuar të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ka shkaktuar shumë reagime pas një deklarate të tij gjatë një momenti të këndimit.

Ai është parë në oborrin e shtëpisë duke kënduar një prej projekteve të njohura të reperit Unikkatil, dhe në një moment ka thënë: “Është i pavdekshëm ai njeri o vëlla, Tupac i Kosovës e i Shqipërisë.”

Kjo deklaratë ka nxitur një reagim të shpejtë nga faqja zyrtare e grupit muzikor The Bloody Alboz, të cilët kanë bërë thirrje për mbështetje të Gjestit në finalen e “Big Brother VIP Albania 4”, duke inkurajuar fansat të votojnë për të.

Mbështetje krejt kush ka mundësi me vota me e fitu këtë Big Brother”, thuhet në përshkrimin e postimit nga The Bloody Alboz.

https://m.facebook.com/BloodyAlbozEntOfficial/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.