No menu items!

Gjiko shpallet i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për akuzën për dhunim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot të pafajshëm këngëtarin e njohur Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, lidhur me akuzën për dhunim që ishte ngritur ndaj tij.

Telegrafi mëson nga burime të sigurta brenda sistemit të drejtësisë se Gjikolli është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, gjykata ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin të akuzuarin me veprën penale për të cilën ishte hetuar dhe gjykuar.

Mbrojtja e Asdren Gjikollit është udhëhequr nga avokati i njohur Kujtim Kerveshi, një emër i njohur i botës juridike në Kosovë dhe më gjerë, i cili njihet për përfaqësimin e korporatave të mëdha dhe profileve të larta në çështje të ndërlikuara juridike

Kerveshi ka fituar disa çmime ndërkombëtare për sukseset e tij në fushën e avokatisë. Kujtojmë se rasti kishte tërhequr vëmendje të madhe mediatike dhe kishte ngjallur debat publik në opinion.

Përfaqësuesit ligjorë të Gjikollit gjatë gjithë kohës kishin mohuar akuzat dhe kishin kërkuar drejtësi për klientin e tyre.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.