2 maj, 2025 – Në ndeshjen hapëse të javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, Gjilani ka shënuar fitore të madhe në udhëtim, duke e përmbysur Feronikelin 74, me rezultat 3:2, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Skuadra vendase kaloi në epërsi në pjesën e parë përmes Hasan Hysenit, i cili realizoi dy herë: fillimisht në minutën e 23-të dhe më pas nga penalltia në minutën e 35-të.
Gjilani reagoi fuqishëm në pjesën e dytë, me sulmuesin Almir Aganspahiq që ishte protagonist absolut i takimit. Ai shënoi për 2:1 në minutën e 53-të, barazoi në minutën e 82-të dhe vulosi fitoren e madhe në minutën e 96-të, pas një aksioni që u konfirmua si i rregullt pas rishikimit nga sistemi VAR, pavarësisht dyshimeve fillestare për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 90-të, Gjilani kishte rast të kalojë në epërsi përmes penalltisë, por Senad Jaroviq gjuajti jashtë portës.
Pas kësaj fitoreje, Gjilani ngjitet në kuotën e 45 pikëve, po aq sa ka edhe skuadra e Ferizajt, përkatësisht dy më pak se Malisheva, që ndodhet në vendin e tretë, pozitë kjo që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.