No menu items!

Gjilani pret Malishevën në ndeshjen hapëse të xhiros së 33-të në Superligë

Albi Mall Superliga e Kosovës hyn në fazën vendimtare dhe java e 33-të sjell një nga ndeshjet më të rëndësishme të fundsezonit: Gjilani pret Malishevën në një përballje direkte për garat evropiane.

Ndeshja zhvillohet sot (e martë) me fillim nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku vendasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit për t’u barazuar me pikë me mysafirët.

Gjilani aktualisht ka 45 pikë dhe renditet në vendin e pestë, tri më pak se Malisheva që mban pozitën e tretë, pozitë që siguron një biletë për Ligën e Konferencës.

Një fitore e Gjilanit do të bënte që skuadra e Nuhiut të kishte një shans të madh për garat evropiane, ndërsa një sukses i tillë i Malishevës bë që kjo skuadër të bëj një hap gjigant për ta blinduar atë pozitë.

Forma e të dy skuadrave ka qenë e luhatshme në javët e fundit, çka e bën këtë ndeshje edhe më të paparashikueshme.

Me vetëm katër xhiro të mbetura deri në fund të kampionatit, çdo pikë është jetike dhe kjo përballje pritet të jetë një “mini-finale” për sezonin e tyre

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.