No menu items!

Gjira: Meshkujt që tradhtojnë nuk i duhen një femrës në jetë

Reperja e njohur shqiptare, Gjira, është shumë e përfshirë në rrjete sociale dhe mjaft e hapur me fansat.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin në lidhje me atë se çfarë do i bënte nëse do i ndodhte ndonjë gjë.

Një nga pyetjet e parashtruara kishte të bënte me jetën personale, atë se si do vepronte nëse do të tradhtohej nga partneri. “Nëse e zë bashkëshortin tënd duke iu tradhtuar?”, ka qenë pyetja drejtuar artistes shqiptare.

“Hmm. Nuk e di përse mos me e ndëpre më mirë lidhjen po me tradhtu? Një lidhje nuk është burg, kushdo që nuk është i lumtur – le të gjejë zgjidhjen për të sqaruar pakënaqësitë personale ose të ndahet”.

“Asgjë nuk shkon me zor, ndarjet nuk janë fundi i botës për mua meshkujt që kanë nevojë të tradhtojnë nuk janë burra që i duhen një femrës në jetë”, u përgjigj Gjira. E njëjta përndryshe është e martuar që disa vite me futbollistin Ali Ibrahimi, me të cilin ka edhe dy fëmijë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.