Levent Qezimi, djali i komandant Lleshit të UÇPMB-së, ka ndarë një mesazh prekës nga vendi ku prehet babai i tij, në “Guart e Bujve” në Tërnoc – aty ku ai dha jetën për lirinë.
“Baba, jam këtu në ‘Guart e Bujve’, në Tërnoc – aty ku u ndal hapi yt, por nisi lavdia jote. Çdo gur këtu mban gjurmën tënde dhe dhimbjen tonë…”, shkruan Leventi në postimin e tij emocional në Facebook.
Ai e përshkruan babain e tij si një hero që me gjakun e tij hodhi themelet e lirisë që sot gëzojnë shqiptarët:
“Gjaku yt u bë themel i lirisë që sot e jetojmë me krenari. Ti s’je më fizikisht, por je kudo – në këtë tokë, në mua, në çdo frymë shqiptare,shkruan Raporto24
Postimin ai e përmbyll me një mesazh zemre:
“Prehu në paqe, hero im. Gjithmonë krenar që jam biri yt.”
Komandant Lleshi ishte një ndër figurat kyçe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke lënë pas një trashëgimi që sot nderohet me respekt dhe mirënjohje të thellë/Raporto24/