No menu items!

Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat për deputet, Uran Ismaili, në emisionin “Debat Plus”, në Rtv Dukagjini, është pyetur për gjuhën e kryeministrit Albin Kurti nëpër tubimet e tij.

Në një prej tubimeve, Kurti, PDK-së iu drejtua si PDK-hy dhe ishte pikërisht kjo deklaratë e tij që ka ngjallur debat.
Ismaili ka thënë se kjo është një mënyrë e gabuar, por edhe bullizuese, kur një kryeministër i cili tërë kohën nëpër shkolla flet kundër bullizimit, e në anën tjetër bullizon me dialektin e dikujt tjetër, në këtë rast të simpatizantëve të PDK-së.

“Mirë e paska thënë Bedri Hamza, ecim tutuje. E para secila figurë publike e ka një lloj obligimii me qenë pak larg çfarëdo lloj sibolike që është raciste apo që një lloj denigrimi mbi dialektin apo bazën e dialektit. Është e vërtetë që në rajone të ndryshme nuk i thonë PDK-së njëjtë, do me thënë ka mënyrë qysh e shqiptojnë, por nuk besoj se ajo e përcakton gjuhën shqipe mënyra se si e shqipton me dialektin që e ki, që të përcakton se ti duhesh me qenë simbol i sulmit të një kryeministri çfare e kemi ne sot. Mendoj se është model i gabuar. Ne po bëjmë fushata të tëra kundër bullizmit nëpër shkolla edhe kjo i kontribuon një lloj ideje që është mirë me e sulmu njeriun në mënyrën se si flet ose prej nga vjen. Ky është i vetmi prizëm që për mua është brengosës. Në kuptimin partiak, mirë e paska thënë, vazhdojmë”, u shpreh Ismaili.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.