No menu items!

Gjykata Kushtetuese rrëzon votimin e fshehtë – Deputetët duhet të votojnë hapur për kryetarin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka deklaruar se deputetët e zgjedhur duhet të jenë të pranishëm në seancën konstituive dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë, duke theksuar se kanë të drejtë të votojnë “për”, “kundër” apo të “abstenojnë”. Kjo është pjesë e aktgjykimit për çështjen e ngritur nga AAK lidhur me propozimin për ndryshimin e mënyrës së votimit në seancën konstituive të Kuvendit.

Ky interpretim kushtetues vjen pasi që nga 15 prilli, deputetët janë mbledhur 37 herë, por kanë dështuar në çdo përpjekje për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit – hap ky vendimtar për përfundimin e konstituimit.

Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, propozoi emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, por pa arritur të sigurojë shumicën e votave. Si rrjedhojë, VV kërkoi që votimi të kalojë në formë të fshehtë, një propozim që nuk u mbështet nga partitë opozitare, të cilat nuk morën pjesë fare në votim. AAK e dërgoi këtë çështje në Kushtetuese për interpretim, duke kërkuar zgjidhje për bllokadën institucionale.

Në vendimin e saj, Gjykata nuk pranon kalimin në votim të fshehtë, duke e konsideruar se rregullat për konstituimin e Kuvendit janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë dhe nuk mund të anashkalohen me procedura të ndryshuara, për aq kohë sa Kuvendi nuk është konstituar ende.

Ky vendim vë theksin te detyrimi kushtetues i të gjithë deputetëve për të marrë pjesë në seancë dhe për të përmbushur rolin e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

https://gjk-ks.org/decisions/details/9048?title=+Vler%C3%ABsimi+i+kushtetutshm%C3%ABris%C3%AB+s%C3%AB++%E2%80%9CVendimit+t%C3%AB+Kuvendit+t%C3%AB+Kosov%C3%ABs+p%C3%ABr+refuzim+t%C3%AB+formimit+t%C3%AB+Komisionit+p%C3%ABr+votim+t%C3%AB+fsheht%C3%AB,+si+dhe+t%C3%AB+gjitha+vendimet+tjera+q%C3%AB+kan%C3%AB+natyr%C3%AB+t%C3%AB+nj%C3%ABjt%C3%AB+me+te+t%C3%AB+marra+n%C3%AB+seancat+paraprake+dhe+t%C3%AB+m%C3%ABpastajme+p%C3%ABr+t%C3%AB+nj%C3%ABjt%C3%ABn+%C3%A7%C3%ABshtje,+i+p%C3%ABrmbajtur+n%C3%AB+dokumentin+e+titulluaVendimi i plotë i Gjykatës është publikuar në faqen zyrtare: www.gjk-ks.org

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.