No menu items!

Gjykata Speciale dhe Belgjika bien dakord: Të dënuarit do të vuajnë dënimin në burgjet belge

Më 12 qershor 2025, Gjykata Speciale dhe Mbretëria e Belgjikës kanë nënshkruar zyrtarisht Marrëveshjen mbi Zbatimin e Dënimeve

Marrëveshjen e nënshkruan Administratorja e DHSK-së, Fidelma Donlon, dhe Zherar Div, shef i Autoritetit Qendror për Bashkëpunim me Gjykatat Penale Ndërkombëtare, në Ministrinë e Drejtësisë së Belgjikës në Bruksel.

Sipas kësaj marrëveshjeje, personat e dënuar nga DHomave të Specializuara të Kosovës mund ta kryejnë dënimin me burgim në Belgjikë, në varësi të kushteve që cakton DHSK-ja dhe miratimit të Belgjikës.

Pas arritjes së marrëveshjes, kryetarja e Speciales Ekaterina Trendafilova  ka thënë se zbatimi i dënimit është thelbësor për një sistem gjithëpërfshirës dhe efektiv të drejtësisë penale ndërkombëtare. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për DHSK-në.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e DHSK-së për të kryermandatin e vet.”/Raporto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.