No menu items!

Gjykata Speciale: Konferenca për shtyp e Trendafilovës u anulua në interes të sigurisë publike

Dhomat e Specializuara të Kosovës(DHSK) përmes një komunikate ka shprehur keqardhjen për anulimin e detyruar të konferencës për shtyp të planifikuar për sot me gazetarët.

Specialja thotë se konferenca për shtyp është anuluar në interes të sigurisë publike dhe sipas këshillimit nga Policia e Kosovës

“Duke mbajtur parasysh se gjykimet mbahen jashtë Kosovës, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë synim të mbajnë vazhdimisht të informuar publikun në Kosovë lidhur me proceset gjyqësore në Hagë, për informacion të përditësuar, objektiv dhe transparent. Ky ishte qëllimi i vizitës së Kryetare Trendafilovës në Kosovë këtë javë dhe gjithashtu i takimeve me gazetarët në Kosovë si takimi që ishte planifikuar sot, ku mediat mund të bëjnë pyetje dhe dëgjojnë përgjigje nga gjykata”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Tutje thuhet se “nuk ishte e mundur që aktiviteti të mbahej sot për shkak të protestave të veteranëve dhe të tjerëve ku u hodhën bomba tymuese që u bënë për të penguar mbajtjen e takimit. Duke njohur të drejtën demokratike për protestë paqësore, DHSK-ja shpreh keqardhjen që në situatën e sotme gazetarët u penguan që t’i bënin pyetje vetë Kryetares së Gjykatës”.

“DHSK-ja mbetet e angazhuar për informimin në mënyrë transparente të publikut dhe gazetarëve në Kosovë në lidhje me ecurinë e procese gjyqësore në Hagë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, thuhet në komunikatë. /Raporto24/

Tensione në protestën e OVL-UÇK-së te Trendafilova

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.