Rreth orës 14:30, në Fushë Kosovë, një këmbësor është goditur nga një veturë. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Pamje të siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë persona duke i ofruar ndihmë të lënduarit para mbërritjes së ndihmës së parë./Raporto24/