No menu items!

Goditet për vdekje nga treni një 36 vjeçar në Skenderaj

Një person e ka humbur jetën pasi është goditur nga treni në Aqarevë të komunës së Skenderajt.Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.Ai tha se ngjarja ka ndodhur sot në orët e mëngjesit.“Rasti është raportuar në polici rreth orës 06:43, informata ka qenë se një person është godit nga treni në fshatin Aqarevë të Skenderajt. Njësia policore menjëherë ka shkuar në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor i QKMF Skenderaj ka konstatuar se personi është pa shenja jete.

Fillimisht është menduar se kemi të bëjmë me aksident me fatalitet mirëpo pasi është kontaktuar prokurori i shtetit, rasti është cilësuar si vetëvrasje dhe hetimet do të vazhdojnë në këtë drejtim”, tha Prekazi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.