No menu items!

Gold AG kërkon ndihmë financiare për shërimin e 29-vjeçarit nga Peja

Alberti, një 29-vjeçar nga qyteti i Pejës vuan nga një sëmundje e rëndë në veshkë.

Për shërimin e tij kërkohet që të bëhet një transplantë që kushton 21 mijë euro, shkruan Raporto24.

Por, familja e të riut nuk mund të përballoj shumën e kërkuar për shërimin e djalit të tyre.

Alberti është i martuar dhe baba i një djali, ndërsa është i vetmi mbajtës i familjes.

Për të ndihmuar atë emra të ndryshëm të estradës kanë bërë apel për ndihmë. Mes tyre edhe edhe reperi i njohur, Arian Agushi i njohur me emrin artistik si Gold AG. Rap-artisti nga Presheva ka shpërndarë apelin për ndihmë në rrjetet e tij sociale.

 

Ndërsa, të gjithë ata që duan të ndihmojnë Albertin mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +38349175648, në paypal: [email protected] ose nëpërmjet xhirollogarisë bankare në Teb.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.