Vdekja e policit të Kosovës, ditën e djeshme, në veri të vendit, është përcjellë me dhimbje nga shqiptarët.
Dhimbje për humbjen e policit ka ndjerë edhe këngëtari shqiptar, Gold Ag.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjarët e policit.
E gjithashtu është shprehur se gjaku i tij qoftë gurthemel i Kosovës.
Policia e Kosovës ditën e djeshme është përballur me një sulm terrorist, ku mbeti edhe i vrarë polici.