No menu items!

Goli i Harry Kane në Bundesliga nga gjysma e fushës do të mbahet mend shumë gjatë

Harry Kane, ka shënuar një gol spektakolar për Bayern Munich në ndeshjen e sotme kundër Darmstadt, në të cilën skuadra e tij fitoi me rezultat 8-0.Në minutën e 69-të të ndeshjes, sulmuesi i Bayernit shënoi gol nga pjesa e tij e fushës në portën e portierit mysafir Marcel Schuhen.

Kane shënoi tre gola në këtë ndeshje dhe arriti numrin e 12 golave ​​në fanellën e klubit bavarez.

Ai u bë futbollisti i parë në historinë e Bundesligës që shënon dhjetë ose më shumë gola në nëntë ndeshjet e para të kampionatit gjerman.

Përveç Kane, në listën e golashënuesve hynë Leroy Sane dhe Jamal Musiala, të cilët shënuan nga dy gola dhe Thomas Muller, i cili shënoi një herë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.