No menu items!

Goodyear prezanton gomat ElectricDrive 2 të përshtatshme për të gjitha stinët

Gjatë eventit CES 2024 në Las Vegas, prodhuesi i gomave Goodyear ka prezantuar një gjeneratë të re të gomave për të gjitha stinët, të zhvilluara posaçërisht për vetura elektrike.

Kjo është gjenerata e dytë e gomave ElectricDrive, e cila tashmë do të shitet në 17 madhësi të ndryshme, dhe do të përdoret nga prodhuesit më të njohur të veturave elektrike.

ElectricDrive 2 do të mund të përdoren nga Model 3 dhe Y i Tesla-s, Ford Mustang Mach-E, dhe Audi Q4 e-tron.

Në mënyrë që të maksimizojë efikasitetin e lëvizjes së veturave elektrike, prodhuesi i gomave i ka krijuar ato të përshtatshme për të gjitha stinët.

Në të njëjtën kohë, gomat e reja vijnë edhe me teknologjinë SoundComfort, e cila përfshin një pengesë zëri të integruar në muret anësore, e cila shërben për uljen e zhurmës së brendshme.

Gomat ElectricDrive 2 janë prodhuar nga të paktën 50 për qind materiale të ricikluara, megjithatë ende nuk dihet se kur do të jetë pjesë e tregut evropian.

Me këtë gjeneratë të re, Goodyear po përpiqet të rrisë qëndrueshmërinë e veturave elektrike. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.