No menu items!

Google Pixel 8 “prezantohet” dy ditë para datës zyrtare

Të mërkurën Google do të prezantojë serinë e re të telefonave inteligjentë Pixel 8, por tashmë janë shfaqur informacione dhe foto të shumta të këtyre pajisjeve. Tani është publikuar edhe “unboxing video”.

Videoja në YouTube është publikuar nga përdoruesi PBKreviews, kanali i të cilit është i fokusuar në qmontimin e pajisjeve dhe testimeve të ndryshme.

Megjithatë në videon e re është prezantuar hapja e pakos, brenda të cilës gjendej telefoni i menqur, kablloja, mbushësi dhe udhëzuesi për përdorim.

Në kuti ishte Google Pixel 8, që ka 128 GB memorie të brendshme dhe 8 GB RAM. Pritet që Pixel 8 të kushtojë 800 dollarë, kurse Pixel 8 Pro 1.100 dollarë. /Telegrafi

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.