No menu items!

Grabitja në zyrën e KEDS-it në Shtime: Bie në pranga një 45-vjeçar, dyshohet se i ndihmoi njërit prej të dyshuarve të dalë ilegalisht në Maqedoni

Të enjten e 26 janarit, zyra e filialit të kompanisë energjetike KEDS-KESCO ishte pre e një grabitjeje të armatosur. Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur qe t’i marrin nga punëtorët rreth 4 mijë euro para të gatshme. Të dyshuarit më pas ishin arratisur nga vendi i ngjarjes për në drejtim të fshatit Jezerc të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë ditës së djeshme, përpos katërshes që u kap për disa grabitje në Ferizaj e Shtime, është arritur që të arrestohet edhe një tjetër person i dyshuar lidhur me rastin.

45-vjeçari që u arrestua dje, dyshohet se i ka ofruar ndihmë të dyshuarit tjetër që ndodhet ende në arrati, Veton Esati, që të kalojë në Maqedoni të Veriut në mënyrë ilegale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin dhe me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë. I njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’.

Kujtojmë se Gazeta Sinjali dje raportoi për arrestimin e katër personave, të cilët dyshohet se duke funksionuar në grup, në fillim të këtij viti kanë bërë kërdi në disa pompa te derivateve në fshatrat e Ferizajt si Sojevë, Rakaj, Mirosalë, si dhe në Shtime.

Muxhahid Brava 35-vjeçar, Fatlind Gashani 21-vjeçar, Xhemrush Salijaj 35-vjeçar dhe Shkelqim Roshaj 29-vjeçar janë arrestuar sot, ndërsa i dyshuari i pestë, Veton Esati 30-vjeçar, ka arritur që të arratiset.

Për këtë të fundit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e Esatit.

Personi i dyshuar është : Veton (Fevzi) ESATI, i lindur me datë 02.06.1993 me vendbanim në fshatin Bibaj të Ferizajt . Deri më tani, i dyshuari nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406 Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.