No menu items!

Grenell: Biden-Harris s’arritën ta zbatonin marrëveshjen historike të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Zyrën Ovale

Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kujtuar “marrëveshjen historike”, nënshkrimi i së cilës u bë katër vjet më parë.

Grenell tha se “ekipi Biden-Harris nuk arriti ta zbatonte atë”.

“Sot katër vite më parë i kemi bashkuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në Zyrën Ovale me Presidentin Donald Trump dhe ata nënshkruan një marrëveshje historike për t’i normalizuar dhe zgjeruar ekonomitë e tyre”, shkroi Grenell në X.

Postimit, ai ia ka bashkuar një fotografi nga një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe një fotografi nga nënshkrimi i marrëveshjes nga kryeministri i atëhershëm i vendit, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.