No menu items!

Grup i madh i shokëve të Andi Pajazitit, familjarë të viktimës e siguri e madhe në seancën për v*rasjen në “Bon Vivant”

Sot është mbajtur seanca e radhës për të akuzuarin Andi Pajaziti, i akuzuar për vrasjen e K.R, më 4 gusht të vitit 2003 në Prishtinë.

Siguri e madhe, e numër i madh policësh ishin të pranishëm në gjykatë, shkruan Raporto24.

Shokë të shumtë të Pajazitit ishin të pranishëm, deri në numër hic të vogël ishin edhe familjarët e viktimës.

Siguri të madhe ofruan edhe numër i madh i pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

Ndryshe, i akuzuari Pajazit edhe në këtë seancë është deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lidhur me vrasjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”. Pajaziti ngarkohet për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” pasi që sipas Prokurorisë nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R.

Raporto24.com

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.