Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se nuk është i sigurt nëse një tjetër nga lojtarët e tij kyç do të qëndrojë këtë verë, mes dyshimeve për të ardhmen e Kevin De Bruyne.
De Bruyne është lidhur me një lëvizje në Superligën e Arabisë Saudite këtë verë, pasi ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me Cityn.
Megjithatë, Guardiola hodhi poshtë pretendimet se belgu do të largohej nga Etihad Stadium, duke u thënë gazetarëve se ai “nuk po largohet”.
Një skuadër shumë e ndryshuar e Cityt humbi 4-3 ndaj Celtic mbrëmë në miqësoren e tyre të parë parasezonale në Kaliforni, me një numër të lojtarëve të rregullt të ekipit të parë që munguan për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Euro 2024 dhe në Copa America.
Të vetmit yje të ekipit të parë në formacionin titullar ishin Erling Haaland dhe Jack Grealish, ndërsa startuan edhe Rico Leëis, Oscar Bobb dhe Stefan Ortega.
Pati gjithashtu një paraqitje zëvendësuese në pjesën e dytë për portierin Ederson, i cili i mungoi Brazilit në Copa America për shkak të një frakture afër syrit kundër Tottenhamit në fund të sezonit të kaluar./Telegrafi/


