No menu items!

Guvernatori Ismaili: BQK-ja s’e ka shtyrë afatin e zbatimit të Rregullores e as nuk ka dhënë afat shtesë

BQK nuk ka shtyrë afatin e zbatimit të rregullores, as nuk ka dhënë afat shtesë, as nuk ka ndryshuar rregulloren e saj, thotë Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se BQK-ja nuk e ka shtyrë afatin e zbatimit të Rregullores e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.

Ai për RTV Dukagjini, ka thënë se BQK-ja nuk ka dhënë as afat shtesë e as nuk e ka ndryshuar Rregulloren e saj.

Me lejoni t’ju informoj se BQK nuk ka shtyre afatin e zbatimit te rregullores, as nuk ka dhënë afat shtese, as nuk ka ndryshuar rregulloren e saj. Plani qe kemi publikuar vetëm lehtëson efektet e saj tek komuniteti serb, përkatësisht mundëson rritjen e qasjes në financa dhe shërbime financiare”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar veprimet e planifikuara për këtë qëllim do të ndërmerren nga BQK-ja.

Veprimet e planifikuara për këtë qellim do te ndërmerren nga BQK dhe institucionet financiare çdo dite brenda 3 muajsh, por nuk është dhënë asnjë afat shtese dhe rregullorja është në fuqi nga data 1 shkurt”, shtoi më tej ai.

BQK-ja njoftoi se ka hartuar një plan të ri për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.