No menu items!

Hagë: Thaçi deklarohet i pafajshëm për pengim të administrimit të drejtësisë

Hashim Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzën e re të formës së përgjegjësisë për “nxitje”, e cila i është shtuar pas një vendimi të Apelit në rastin e tij kundër administratës së drejtësisë. Thaçi është i akuzuar bashkë me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin.

Deklarata e dorëzuar me shkrim më 24 prill 2025 thekson se ai nuk pranon fajësinë për asnjë pikë të aktakuzës së rikonfirmuar, duke përfshirë edhe formën e shtesë të nxitjes për Pikat 1 deri 3.

“Në përputhje me Rregullën 92 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, deklarata me shkrim e z. Thaçi për mospranim të fajësisë për secilën pikë dhe akuzë në Aktakuzën e Rikonfirmuar të ndryshuar, përfshirë edhe formën shtesë të nxitjes për Pikat 1 deri në 3, është e bashkangjitur me këto parashtresa”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes së Thaçit.

Vendimi i gjyqtares Marjorie Masselot, i marrë më 14 prill 2025, ka ndryshuar aktakuzën e mëparshme, duke konfirmuar një përgjegjësi penale shtesë për Thaçin

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.