No menu items!

‘Hajnat’ ia thyen veturën, stilistja kosovare ankohet për vonesë të policisë!

Stilistja e njohur shqiptare, Yllka Brada, ka ndarë një përvojë të pakëndshme me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke treguar se ka qenë viktimë e një vjedhjeje të rëndë të shtunën pasdite.

Ajo ka njoftuar se vetura e saj është thyer dhe sendet personale i janë vjedhur, ndërsa reagimi i institucioneve ka qenë tepër i ngadaltë dhe i pakënaqshëm.

Në një postim në InstaStory, Brada ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj autoriteteve dhe ka treguar se ka pritur për orë të tëra që një hetues të arrinte në vendin e ngjarjes.

Ajo ka thënë se pas pritjes së gjatë, ka marrë vetëm një dokument formal pa asnjë ndihmë konkrete.

“Te shtunën pasdite, në vendin e punës, ma kanë thyer veturën dhe më kanë vjedhur të gjitha gjërat personale! Katër orë kam pritur që të vijë hetuesi në vendin e ngjarjes dhe vetëm më ka lëshuar një letër të pavlerë! Sot, që dy orë, ende jam duke pritur që të dalë dikush për të më dhënë një vërtetim që më janë vjedhur dokumentet! Do të thotë, miq, shtet i lodhur!!! Faji mbetet i askujt, dëmi im, siguria iluzion, e humbje e kohës dhe nervave – gjë normale”, ka shkruar Brada.

Ky incident mund të nxisë shqetësim për reagimin e institucioneve dhe pikëpyetje për nivelin e sigurisë dhe mbështetjes për qytetarët në raste të tilla.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.