Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset, qytetarë dhe jo vetëm, raporton Gazeta Sinjali.
Një tjetër rast shqetësues i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmë në Graçanicë, ku hajnat kanë thyer veturën luksoze të një shtetasi shqiptar dhe kanë arritur të marrin gjëra me vlerë.
Gazeta Sinjali merr vesh se rasti ka ndodh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në parkingun e një dyqani.
Viktima e rastit, mëson Gazeta Sinjali, se ka treguar në Polici, që rasti i ka ndodhur derisa ai ishte brenda dyqanit.
Siç tregojnë burimet e Gazetës Sinjali, shtetasit nga Shqipëria, i janë vjedhur dy çanta dore të firmës “Guci” me ngjyrë të zezë, të cilat përmbanin: kartela bankare, patentë shoferin, çelësa të veturës, para, një telefon.