No menu items!

Hajnat vjedhin veturën në hotel “Kosova”, ofrohet shpërblim për gjetjen e të dyshuarve (VIDEO)

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu i ndodhi mëngjesin e sotëm një burri në fshatin Xërxë në magjistralen Prizren-Gjakovë i cili vërejti se vetura e tij është vjedhur nga persona të panjohur.

Derisa hajnat kryenin “punën” e tyre me vigjilencë duke u siguruar që askush nuk po i sheh, i tërë aksioni u kap nga kamerat e sigurisë të hotelit “Kosova”.

Pronari i këtij hoteli ka bërë të ditur për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:10. E në pamjet e publikuara në rrjetin social Facebook derisa ishte duke u kryer vjedhja e veturës, bëhet apel që kushdo që i njeh të dyshuarit, do të shpërblehet.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në vjedhje që është raportuar sot në fshatin Xerxë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.”, tha Elezaj për Sinjalin.

Ai shtoi se deri më tani nuk ka persona të dyshuar.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.