No menu items!

Haliti: Aleksandar Vulin ishte në Kosovë kur ndodhi sulmi në Banjskë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se në ditën e sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndaj policisë së Kosovës nga terroristët, në Kosovë ishte shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin.

“Vulin, ish-shefi i shërbimeve sekrete serbe ishte në Banjskë, ishte në veriun e Mitrovicës dhe askush nuk e tha, por diplomacia funksionon pak më ndryshe prej ne që mendojmë por ai u detyrua të japë dorëheqje në Serbi”, deklaroi Haliti në RTV Dukagjini.

Ai ishte në Kosovë gjatë sulmit në Banjskë”, ka thënë tutje deputeti i PDK-së.

Haliti ka thënë se ndërkombëtarët janë në dijeni që Vulin ndodhej atje në atë periudhë kohe.

Ndërkombëtarët e dinë që Vulin ka qenë atje në atë periudhë…Vetë fakti që s’po bëhet raporti për atë që ka ndodhë në veriun e Kosovës flet që demokracia është duke vepruar me qëllim që disa çështje të heshtën dhe raportet e bisedimet të shkojnë në përmbyllje të kësaj situate”, ka thënë shtuar ai.

Haliti është shprehur se duhet të ndjekim rrugën diplomatike.

Deputeti PDK-së ka dhënë kritika ndaj alarmeve të Kurtit e Sveçlës se Serbia po bën plane për sulm ndaj Kosovës

Haliti ka thënë se me këto deklarata po i frikësojnë qytetarët dhe i cilësoi si të papërgjegjshme.

Sipas tij, për këtë fundvit do të duhej të raportonin për sukseset dhe të flisnin për planet e së ardhmes.

Me këto deklarata po i frikësojnë qytetarët dhe besoj që për këtë fundvit do të duhej të raportonin për sukseset dhe të flisnin për planet e së ardhmes. Nuk besoj që Serbia ushtarakisht është duke u përgatitur të sulmojë Kosovën, jo pse do të dyshonte që të paktën ta gllabëronte veriun por, sepse nuk e ka fuqinë të gllabërojë veriun e Kosovës me forca ushtarake, në kushtet kur në Kosovë është NATO. Prekja e kufirit me Kosovën do të thotë luftë me NATO-n”, ka thënë Haliti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.