No menu items!

Hamasi publikon pamjet e para nga luftimet në Gazë, pas skadimit të marrëveshjes për armëpushim

Hamasi ka publikuar pamjet nga luftimet në Rripin e Gazës, ku shihen militantët e këtij grupi duke shkrepur raketa në drejtim të mjeteve të blinduara të izraelitëve, duke marrë pjesë në luftime të ashpra nëpër lagjet e banuara.

Në video shihen pjesëtarët e brigadës Izz ad-Din Qassam duke gjuajtur mjetet luftarake të izraelitëve në Gazë, transmeton Telegrafi.

Militantët e Hamasit përdornin raketat Yassin-105, që janë zhvilluar dhe prodhuar brenda Rripit të Gazës.

Në anën tjetër marrëveshja për armëpushimin e ndërmjetësuar nga Katari ishte në fuqi për shtatë ditë, kurse Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për kolapsim.

E ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën 193 persona janë vrarë në valën e fundit të sulmeve izraelit, ku numri i përgjithshëm i të vrarëve ka shkuar në mbi 15.200. /Rapoeto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.