No menu items!

Hani i Elezit regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Hani i Elezit dje regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë, 39.7°C ( 40°C) .

“Kjo ndodh për shkak të pozitës së tij gjeografike dhe karakteristikave klimatike të rajonit. Më konkretisht, Hani i Elezit ndodhet në një luginë të ngushtë dhe të mbyllur, që e bën atë më të prirur ndaj grumbullimit të nxehtësisë, sidomos gjatë verës. Përveç kësaj, qarkullimi i ajrit në këtë zonë është i kufizuar, duke e vështirësuar freskimin natyror të atmosferës.

Gjithashtu, lartësia e ulët mbidetare ( rreth 400m),ndihmon që ajri të ngrohet më shpejt, duke çuar në temperatura më të larta krahasuar me pjesët tjera të vendit”, ka shkruar në Facebook”, Besim Aliu –meteorolog.

Sipas tij, stacioni automatik atje është vendosur në fund të vitit të kaluar dhe më herët nuk kemi pasur shënime të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.