No menu items!

Haradinaj: Bashkimi me Nismën, e vetmja shpresë për t’i dhënë fund qeverisë anti-shtet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkimi me Nismën Socialdemokrate po shihet “si e vetmja shpresë për t’i dhënë fund qeverisë anti-shtet”.

Situata e krijuar në vend, kërkon mobilizim e bashkim të gjithmbarshëm për ta kthyer Kosovën drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit, në bashkëpunim me miqtë tanë që na ishin pranë në momentet më të vështira”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, ku ka njoftuar për tubim në Vushtrri të shtunën.

Ai ka thënë se me qytetarët ka diskutuar për problemet dhe nevojat e tyre dhe për zhvillimet në vend.

Sipas Haradinajt, është i nevojshëm bashkimi e mobilizimi “sa më masiv për ta ndaluar qeverisjen anti-shtet”.

Muaj më parë, AAK-ja dhe Nisma nënshkruan marrëveshje që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të garojnë në një listë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.