No menu items!

Haradinaj bën homazhe në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan: Krimet e Serbisë nuk harrohen e as nuk falen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, në nderim të 102 civilëve shqiptarë të ekzekutuar barbarisht nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Në këtë përvjetor, Haradinaj ka ndarë dhimbjen dhe kujtimin me familjarët e të rënëve, duke e quajtur këtë krim një akt të qëllimshëm të shfarosjes së shqiptarëve në tokën e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se këto masakra janë dëshmi e çmimit të lartë që populli i Kosovës ka paguar për lirinë dhe shtetin që gëzojmë sot. Ai nënvizoi se krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen, duke kërkuar vendosjen e drejtësisë për viktimat.

Sot, në përvjetorin e këtyre masakrave, kemi kujtuar e nderuar me pietet edhe eprorët dhe luftëtarët e kësaj ane, që ranë në beteja të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin: Skënder Çeku nga Qyshku, Jahë Kabashi, Blerim e Bekim Kelmendi, dhe Rifat Veseli nga Llabjani,” shkroi Haradinaj.

Ai theksoi se Kosova është ende e mbushur me varre të shqiptarëve të ekzekutuar, ndërsa shumë të tjerë ende nuk janë gjetur. “Drejtësia për viktimat duhet të vihet në vend! I përjetshëm qoftë kujtimi për të rënët për liri!”, përfundoi ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.