No menu items!

Haradinaj godet Osmanin, Kurtin e Gërvallën: Kur e përmendni ju Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se po bëjnë luftë të pa kompromis për të fituar elektoratin rugovist në Podujevë. Haradinaj ka shkruar se secili prej liderëve përmes mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e Rugovës, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj në reagimin e tij të bërë në ditën e zbulimit të shtatores së Rugovës në Podujevë, ka thënë se Osmani, Gërvalla e Kurti sa herë që e përmendin Rugovën, ish-presidentit i rrotullohen eshtrat në varr

Kandidati për kryeministër ka thënë se Llapi e ka merituar një shtatore të Rugovës për besnikërinë dhe besimin që llapjanët ia kishin dhënë sa kishte qenë gjallë. Haradinaj tutje ka shtuar se s’është keq të përmendet fjalori i Rugovës, që po të ishte gjallë do të thoshte: “Falënderoj Presidentin Biden, Kryeministrin Staimer, Kryeministrin Scholz, Presidentin Macron, Papën dhe miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e Kosovës.”, raporton Express.

Sipas Haradinajt, Kurti e Gërvalla nuk e thonë një gjë të tillë dhe as s’e mendojnë kurrë, ndërsa për presidenten Osmani thotë se edhe kur e deklaron, njerëzit çdo ditë e më pak i besojnë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.