No menu items!

Haradinaj: Kosova po e jep provimin e vet të demokracisë, shfrytëzoni të drejtën e votës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë, ndërsa tha se është i lumtur që votimet deri tani kanë kaluar pa asnjë incident.

Haradinaj ka falënderuar për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve.

Ndërkaq, ai bëri thirrje që ata që s’kanë dalë deri në këtë orë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës me të drejtë vote,

Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë. Jam shumë i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz dhe në një frymë tolerante e krejtësisht demokratike.

Meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese.

Meqenëse kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e kutive, ju që akoma nuk keni votuar, ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj dhe të votoni. Vetëm me votë mund të bëheni pjesë e vendimmarrjes e t’i zgjidhni përfaqësuesit tuaj në Parlament e në Qeveri.

Vota juaj është veprimi më i madh që mund ta bëni sot për vendin tuaj!

Me respekt,

Ramush Haradinaj

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.