No menu items!

Haradinaj pas shpërthimit në Ibër: Të punohet me KFOR-in e amerikanët, kjo është pasojë e Qeverisë Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpërthimit në kanalin e Ibrit.

Haradinaj në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka fajësuar Qeverinë Kurti, duke thënë se patën politikë të gabuar në veri.

“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës.” – u shpreh Haradinaj.

Ai ka bërë thirrje që institucionet të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe prezencën amerikane.

“Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane.

Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës.

Mjaft më me filma!” – ka shkruar Haradinaj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.