No menu items!

Haradinaj për vëllain e Luan Dalipit: Mafia energjetike s’po fshihet më, çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq, popull ?

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’, duke thënë se tashmë “mafia energjetike nuk po fshihet më”.

Haradinaj ka përmendur kompaninë e vëllait të Luan Dalipit, që tashmë ka aplikuar për lincenim për tregti me energji elektrike në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se krimi dhe korrupsioni në Kosovë po shpërfaqet gjithnjë e në forma më të rënda dhe sipas tij, fundi “s’do të jetë i mirë” për atë që e cilëson si “mafi energjetike”

“Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda. Por kjo duhet të ketë një fund. Dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për këtë mafi.Mbetet vetëm një pyetje për këtë popull: Kur është ai fund? Deri kur? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq?Kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe emergjencë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj

Postimi i plotë:

Mafia energjetike nuk po fshihet më. Nën dritën e diellit, me emër e mbiemër, para syve të një populli të vjedhur, kompania e vëllaut të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit pa legjitimitet Kurti, shpërblehet në emër të “tregut të lirë” për shit-blerje të energjisë. Çmimin dihet kush e paguan, qytetari i mashtruar.

Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda. Por kjo duhet të ketë një fund. Dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për këtë mafi.

Mbetet vetëm një pyetje për këtë popull: Kur është ai fund? Deri kur? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq?

Kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe emergjencë kombëtare.

Luan Dalipi reagon pas akuzave të PDK-së: Vëllai im ka aplikuar ligjërisht, s’është as ministër e as këshilltar

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.